JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Superjahti i Putinit i arratiset sanksioneve, ndërron emrin dhe i drejtohet këtij vendi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas një raporti, superjahti i dytë më i madh i Vladimir Putinit , i vlerësuar me 100 milionë paund, i ka shpëtuar sanksioneve dhe së fundmi është parë në brigjet e Estonisë me një emër të ri.

‘Lodra’ e Putinit, mbi 80 metra e gjatë, tani po lundron me emrin Kosatka (rusisht për ‘balenë vrasëse’), sipas Forbes , i cili pretendon se Carl Groll, një fotograf kontribues për TheYachtPhoto.com e ka fotografuar atë më 25 shtator.

Fotot tregojnë Kosatka-n duke udhëtuar në veri përmes Detit Baltik nën syrin vigjilent të një anijeje të rojes bregdetare ruse, që mendohet se është rrugës për në qytetin e lindjes së Putinit, Shën Petersburg.

Lëvizjet e anijes dhe koha e ndryshimit të emrit të saj janë të paqarta pasi transponderi i saj është fikur që nga të paktën 30 gushti, sipas shërbimit të gjurmimit MarineTraffic, kur ajo ishte ende në Kaliningrad.

Kosatka, që më herët quhej Graceful la portin e Hamburgut më 7 shkurt, dy javë e gjysmë përpara se Putini të jepte urdhrin për të pushtuar Ukrainën.

Ai i ishte nënshtruar një riparimi pesë mujor në kantieret detare të Blohm+Voss, kompania që e ndërtoi fillimisht jahtin në 2014.

Qeveritë perëndimore nuk e sanksionuan anijen derisa qeveria amerikane e goditi atë dhe tre jahte të tjerë të lidhur me Putinin më 2 qershor.

Scroll to Top