Zbulohet emri i personit të arrestuar të mërkurën në Prevezë si pjesë e grupit të shqiptarit “Esko” të goditur nga policia greke disa ditë më parë, të akuzuar për grabitje të armatosur dhe shpërndarje narkotikësh.
Shqiptari i arrestuar është Aleksandër Dhimitër Pepa, 32 vjeç me origjine nga Fierza e Belshit.
Pepa u arrestua në Prevezë bashkë me të dashurën e tij 27-vjeçare me shtetësi greke e kombësi shqiptare, me pseudonimin “Pipila”. Policia i arrestoi ata në baze të urdhër arrestit të leshuar nga Athina, por iu gjeti gjatë kapjes 1 automatik “Scorpion”, 2 krehra, 50 fishekë, 1 fenelinë, 1 automjet, 3 celularë, 535 euro dhe rroba për grabitje.
Pepa rezulton të jetë arrestuar në vitin 2011 bashke me “Pipilën” atë kohë 16 vjeç si dhe 4 shqiptarë të tjerë, të akuzuar si “Banda me kallashnikov” për shkak të disa grabitjeve me armë, por edhe dhunës seksuale ndaj dy prej viktimave të grabitjeve.
Policia ndërkohë në banesën e 27-vjeçares ka gjetur edhe shkrime të mediave për arrestimin e grupit ne 2011, të cilat e reja mendohet se i mbante si kujtim.
Ndërkohë një prej shqiptarëve që ndiqet penalisht për këtë çështje është edhe një tjetër pjesëtar i “Bandës me Kallashnikov”, konkretisht Ermir Bilbil Meta, 31 vjeç nga Çorovoda.
Meta ka folur për mediat greke duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me grupin kriminal, por vetëm ka takuar një prej të akuzuarve, i cili është shok i vjetër i tij. “Unë nuk kam kryer asnjë grabitje, për ato që kam bërë më parë e kam vuajtur dënimin.
Thonë që më akuzojnë se kanë vënë re shtatlartësinë e një prej autorëve në grabitje që është e njëjtë me timen por nga ata që akuzohen, 10 prej tyre kanë të njëjtën shtatlartësi me mua”.