Fotot brenda banesës së familjes së ngujuar në Tiranë nga kryefamiljari prej 6 vitesh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kjo eshte banesa e familjes Laçi në Tiranë, e cila mbahej e mbyllur prej 6 vitesh nga kryefamiljari.

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë pasi mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur, vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, thonë fqinjët për Top Channel.

Fotot brenda banesës së familjes së ngujuar në Tiranë

Fqinja e familjes tha se Xherxhi Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.

Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak.

Fotot brenda banesës së familjes së ngujuar në Tiranë

Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale./top channel

Scroll to Top