Fqinji e rrahu barbarisht, vdekja e 56-vjeçarit në Tiranë u zbulua një ditë më pas, zbardhet si nisi sherri

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet ku një 56-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një sherri me fqinjin e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por është zbuluar vetëm një ditë më pas.

Sipas policisë, autori Alban Mneri, 51 vjeç ka goditur në qafë Nikolin Stakën duke i shkaktuar dëmtime në laring, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në banesë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mësohet se gjithçka ka nisur pasi autori i dyshuar i ngjarjes është zënë me një grua për një vend parkimi.

Ndërkohë, viktima ka dëgjuar sherrin dhe ka dalë në ballkon duke i kërkuar autorit që të mos zihej me gruan.

Sipas dëshmitarëve Alban Mneri i ka thirrur viktimës që të zbriste poshtë. Staka ka zbritur për të qetësuar situatën, por nuk e ka pritur qe do konfrontoheshin fizikisht.

Pas sherrit i kanë ndarë njerëz të tjerë dhe secili më pas është larguar.

Nikolin Staka ka gjetur vdekjen në banesë pasi sipas aktekspertizës paraprake ka pasur hemorragji te brendshme si pasojë e goditjeve që ka marrë nga Alban Mneri.

Ndërkohë, mësohet se Alban Mneri ka qenë i proceduar edhe me herët për dhune dhe njihej si njeri agresiv në lagjen ku jetonte.

Policia ka ndaluar 51-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes..…jetoilumtu.al/  

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *