FRAGMENT NGA ROMANI “PARAJSA E GOGOLEVE” – DANIEL PENNAC

Jil
Jil
2 Min Read
Zhyliusi është shëruar? Zhyliusi është shëruar! Jo, Zhyliusi është shëruar? Shëruar! Zhyliusi! Po, Zhyliusi është shëruar. Madje, sot në mëngjes na bëri edhe një rrëmujë në pallat, zbriti pesë kate në një zallamahi që aman o Zot, duke tërhequr pas vetes një tufë me flakonë që thyheshin, nëpër shkallë, njëri pas tjetrit, qese të çara me jashtëqitje, që shpërndanë atë që kishin për të shpërndarë, duke i dhënë, falë tubave të tejdukshëm që dilnin prej tij, pamjen e një derri të egër të çmendur, që kërkon t’i shpëtojë sulmit të kandilave të detit. Panik në ndërtesë. Të gjithë qiraxhinjtë u mbyllën brenda me çelës dhe një kundërmim u përhap për qejf të vet që nga lart-poshtë kafazit të shkallëve.

– Do t’i bëj një banjë të mirë sot, apo mos është ndoshta pak herët?
– Më vonë banjën, Klara, më vonë, më trego vazhdimin.
– Nuk ka vazhdim, është shëruar, kaq! Hëngri dhe piu sikur të ishte kthyer nga një shëtitje pak e gjatë dhe u shtri poshtë krevatit të Pëtisë, si zakonisht, në të njëjtën orë.
– E thirre Lorenin?
– Po.
– Çfarë tha?
– Që Zhyliusi është shëruar.
– S’i ka mbetur asnjë pasojë?
– Asnjë. Ah, po! Diçka e vogël, gjithsesi.
– Çfarë?
– Vazhdon ta nxjerrë gjuhën.

           Jeto I Lumtur
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *