Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ky është momenti kur droni i ushtrisë ukrainase shkatërron tankun rus në jug të vendit, derisa ushtria e Vladimir Putinit vazhdon të pësojë humbje të mëdha si në njerëz ashtu në makineri luftarake.
Videoja është realizuar të premten në rajonin e Khersonit, ku shihet se nga droni hidhen të paktën gjashtë bomba mbi një tank, që po mundohej të fshihej në fusha të misrit.
Brigada e 123-të e ushtrisë ukrainase ka njoftuar se tanku është shkatërruar nga bombat – duke u tallur madje me rusët me mbishkrimin “minus një”.
E këto pamje po vijnë në kohën kur ushtria ukrainase ka filluar kundërofensivën në këtë rajon.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ushtrisë ukrainase, Nataliya Humenyuk, që tha se në shumë pjesë ushtarët rusë po tentojnë të negociojnë dorëzimin e tyre.
Pamje të ngjashme janë publikuar shumë dy javët e fundit, ku forcat ukrainase po kryejnë me sukses operacione ushtarake ndaj ushtarëve të Vladimir Putinit.