
Shqiperia përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit.
Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.