Gara për kreun e SPAK, Kim: Procesi të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të ndikojnë drejtësinë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit nga KLP të 3 kandidatëve që synojnë të marrin drejtimin e SPAK. Ambasadorja thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë transparent dhe pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi. Sipas saj, drejtuesi i ardhshëm i SPAK duhet që të jetë i kualifikuar, i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri i të jetë (1) i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe (2) i aftë e i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë, nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra dhe për këtë shkak kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka lënduar kaq shumë njerëz. SPAK – ashtu si reforma në drejtësi – duhet të ketë të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Kim

Në garë për kreun e SPAK janë prokurorët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *