Garda rrethon foltoren, përplasje në Kuvend! Paloka shkon drejt Ramës dhe…

Jil
Jil
1 Min Read

Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me momente tensione.

Gjatë momentit kur seanca parlamentare u ndërpre që teknika të bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me Ramën.

Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij dhe Paloka konflikohet me të.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.

Në debat janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të opozitës, me Gazmend Bardhin i cili ngrihet në këmbë dhe replikon me kreu e qeverisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *