Gazetari i njohur zbulon të pathënat: Fuqia e Vis Martinajt është shumë e madhe, babai i tij është një nga…

Jil
Jil
1 Min Read

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ditën e sotme ishte gazetari Elkier Bushkolaj, i cili dha më shumë detaje në lidhje me operacionin e ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK, për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i cili prej 6 muajsh rezulton i zhdukur.

Sipas Bushkolajt, fuqia e Martinajt është shumë e madhe pasi ai zotëron një pasuri më të madhe se vlera 10 mijë euro që iu sekuestrua.

Megjithatë, sipas tij nuk do të thotë se e gjitha është krijuar nga aktivitet kriminal pasi babai i tij, është një nga biznesmenët e parë në vendin tonë.

“Babai i Martinajt është një ndër biznesmenët e parë në vend. Më suksesshmi në Kurbin. Biznes në zonën e Patokut.

Filtrimi është një procedurë që do kërkojë kohë. Shtrirja e pronave nga Lezha në zonat e veriut që tregon pushtetin.

Nëse deri dje flisnim për atentate, vrasje, sot flasim për para. Mendoj se vlera është shumë e madhe. Në listë ishin pronat e rrethit familjar.

Fuqia e Martinajt është shumë më e madhe se ajo që shfaqet aty”, tha gazetari.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *