JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari nxjerr emrin: Ja kush u arrestua në Dubai si vrasës i Arjan Spahisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Artan Hoxha thotë se Mikael Kamani alias Mikael Qosja alias Mikael Stefo, i cili njihet edhe si ‘Keli i Kombinatit’, ‘Kel Kamani’ apo ‘Keli i Kiçit’ është personi që është arrestuar në Dubai për vrasjen e Ardit Spahisë i njohur ndryshe si “Arjani i Vogël”, lajm i bërë me dije vetëm një natë më parë nga mediat belge.

Hoxha tha gjatë një interviste televizive se autoritetet belge janë vënë me vonesë në dijeni të këtij lajmi, pasi Kamani sot gëzon lirinë në Dubai. Ai thotë se kur vetë ishte në Dubai, një javë më parë, Kamani kishte rreth 48 orë që ishte liruar.

Kjo pasi, ekstradimi që kishte kërkuar Belgjika, nuk është mundësuar, pavarësisht se mes Belgjikës dhe Emirateve të Bashkuara ka një marrëveshje të nënshkruar.

“Mikael Kamani, Keli i Kombinatit, unë e di që ky shtetas është arrestuar njëherë me kërkesë të Interpolit dhe është liruar sepse në Shqipëri nuk është arrestuar asnjëherë.

Është ndaluar prapë dhe këtë herë për vrasjen e Ardit Spahiut. Lajmi ka shkuar me vonesë në Belgjikë, por ata nuk e dinë që ky person është i lirë. Kur unë isha në Dubai e pashë, kishte vetëm 48 orë që ishte liruar.

Emiratet e Bashkuara sot janë një parajsë për të gjithë trafikantët e të gjithë botës. Janë lejuar të investojnë, sigurisht duke zbatuar rregullat e vendit atje,”- tha Hoxha.

Mediat belge raportonin një natë më parë se vrasja e Ardit Spahiut, ngjarja e ndodhur në Molenbeek në vitin 2020, kishte tashmë një autor. Sipas tyre, bëhej fjalë për një anëtar të një grupi kriminal rival, që ishte arrestuar në Dubai.

Mediat belge shkruanin se Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij nga Dubai, duke dashur ta bëjë kriminelin e parë që ‘vulos’ një marrëveshje ekstradimi mes këtyre dy vendeve./GazetaSot

Scroll to Top