Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar ditën e sotme të tjera udhëtime luksoze të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
I ftuar në emisionin “Top Story”, ai tha se bëhet fjalë për dy udhëtime në vitin 2015, ku njëri prej tyre është në një zonë turistike bregdetare të Francës, me kosto 3500 euro dhe një udhëtim tjetër me 2 mijë euro nata.
“Në 14 Prill të vitit 2014 Ahmetaj ka firmosur duke dhënë dakordësinë për nisjen e procedurave të inceneratorëve. Dy vite më vonë ishte ministër financave dhe hap thesin për inceneratorin.
Klodian Zoto i paguan hotelet, largimin nga Shqipëria dhe frekuentimin e hoteleve më luksoze. Janë me dhjetëra pagesa të kryera me kartën e kreditit të Klodian Zotos që financon udhëtimet e luksit dhe janë me vlerë me mijëra euro.
Nuk janë vetëm ato që kam depozituar në SPAK. Sot kam marrë të dhëna të tjera. Në datën 13 Gusht të vitit 2015 Klodian Zoto ka paguar një udhëtim luksoz me kosto 3.500 euro të Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij për të qëndruar në hotel në nje zonë turistike të Fancës ne bregdet në një nga zonjat më të shtrenjat .
Një pagesë tjetër është deri në 2 mijë euro nata.
Unë kam parë një implikim të dy prokurorëve duke mbuluar Arben Ahmetaj dhe duke ia u vendosur akuzat personave dytësorë në këtë çështje. Këto të dhëna janë marrë nga kompjuteri i Klodian Zotos.” -tha Doçi