TURQI- Paniku dhe frika ka mbërthyer sërish banorët e zonës së tronditur nga tërmet i në Turqi. Tashmë të gjithë preferojnë të flenë jashtë se sa në banesat e tyre.
Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter në provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian. Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot. Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët.
Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra.noa.al