Getinjo e quan për herë të parë Vivienin ‘e dashura e tij’

Jil
Jil
2 Min Read

Pas debateve të forta mes njëri-tjetrit, Getinjo dhe Vivien arritën që t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre.

Dyshja u kthyen nga krahët e njëri-tjetrit duke mos munguar as momentet intime, puthje dhe përqafime.

Marrëdhënia e tyre u diskutua edhe gjatë natë së sotme (e premte) në Prime, të dy dhanë versionet e tyre madje lidhje e çiftit u komentua edhe nga disa prej banorëve.

Por, ajo që mori vëmendje ishte se gjatë diskutimit, reperi e quajti Vvien për herë të parë si ‘e dashura’ e tij, një gjë kjo që kishte ngjallur fillimit debatet e tyre.

Hezitimi i tij për ta quajtur Vivienin ‘të dashur’ kishte ngjallur debate dhe kishte shkaktuar tensione mes tyre.

Mirëpo, me të quajtur Vivienin si e dashura e tij, publiku dhe banorët e duartrokitën reperin për këtë veprim.

“Unë e respektoj mendimin e secilit këtu, se këtu nuk jemi në rrugë që ta mbrojë të dashurën, dikush e sheh nga një këngë tjetër dikush në një tjetër, nuk kam pse t’i kundërshtoj të gjithë, pak skandaloz kemi qenë të dytë sa i përket veprimeve, por jemi edhe shembull i mirë sepse mes një mashkulli dhe një femre kur ka të tilla debate eskalo gjendja ne e kemi treguar një maturi dhe pjekuri të dy njerëzve që duhen, se nuk po e di ende a duhemi, e kemi dhënë një mesazh se duhet të ulësh pak krenarin, dhe u kisha thënë atyre që e pëlqejnë njëri-tjetrin kur të kenë debate të tilla mos i marrin shumë afër zemrës sepse kur duheni nuk keni ka të ikni”, tha Getinjo.

Ndërkohë, rikujtojmë që përveç Getinjos dhe Vivien si një çift i mundshëm po shihen edhe Andi dhe Gresa, ndonëse modelja e ka mohuar së fundmi një gjë të tillë. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *