JiL.al - Jeto i Lumtur

“Gjak dynjaja”, flet pronari i banesës për krimin në Elbasan: Kishin 4 fëmijë, gruaja ishte me…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pronari i banesës ku jetonte me qira autori Ramis Mici dhe viktima Jetlira Elezi ka treguar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth 01:00 pas mesante.

Ai ka treguar se çifti ishin konfliktuar dhe pak ditë më parë dhe se Micin e kishte arrestuar Policia, ndërsa Jetlira Elezi i kishte treguar bashkëshortes së pronarit të banesës s e kishte marrë urdhër mbrojtje. Ai tregon më tej se Mici dhe Elezi kishin nga dy fëmijë secili nga martesat e mëparshme.

“Mbrëmë nga ora 1 pa 10 kur doli ai nga dera, e kishte ndjerë gruaja ime. Kur zbrita poshtë, pashë që dera ishte hapur, u afrova e pashë që ishte gjak dynjaja, ajo kishte mbaruar.

Kur hyra brenda pashë kufomën e kishte kthyer kurrizin nga dera dhe gjithë dhoma ishte bërë gjak. Mora policinë në telefon, erdhi policia bëri punën e vet. Se për çfarë u zunë nuk e dimë.

Erdhi edhe më parë policia para 4-5 ditësh, se ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur. Mori të shoqin i vuri hekurat. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo i kishte thënë gruas se kam urdhër mbrojtje, a kishte ajo ne nuk dimë gjë?!

Prej dy muajsh jetonin këtu. Ajo ka qenë e divorcuar me burrin e parë dhe ka dy fëmijë. Edhe ky i divorcuar me dy fëmijë, fëmijët ja ka mbajtur e shoqja.” ka treguar pronari i banesës.” shprehet pronari i banesës.

Ramis Mici është ende në arrati, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozi.…jetoilumtu.al/  

 

Burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top