“Gjëja më e mirë për t’i dhënë armikut është falja, kundërshtarit – toleranca, mikut – zemra; fëmijës…”/Thënie për Virtytin.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Asgjë nuk kushton më pak se një sjellje e mirë dhe asgjë nuk çmohet më shumë se ajo.

Çdo gjë që bëhet me dhunë, çdo kërcënim e trondit shpirtin tim, mbasi
ato janë në kundërshtim me ligjet e natyrës.

Gjëja më e mirë për t’i dhënë armikut është falja, kundërshtarit – toleranca, mikut – zemra; fëmijës – një shembull i mirë; babait – nderimi; nënës – sjellja që do ta bënte krenare për ty; vetes – respekti; të gjithëve – mirësia.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë njeriun nga sipër vetëm atëherë kur thuhet ta ndihmojë që të ngrihet.

Nëse njerëzit janë “të mirë” vetëm pse tremben nga ndëshkimi dhe shpresojnë për shpërblim atëhere ne jemi vërtet shumë të këqinj.

Mos më përbuz për lëkurën e zezë, dhuratë e diellit përvëlues.

Është provuar se askush dhe asgjë nuk mund t’i bëjë dëm një burri të mirë. As në jetë e as pas vdekjes.

A nuk të vjen turp që brengosesh aq shumë për atë se si të fitosh pushtet, famë e prestigj dhe nuk mendon fare për mençurinë dhe të vërtetën që do përmirësonin shpirtin tënd?

Sa më i prapë dhe i pafrytshëm apo i pavlefshëm të jetë njeriu, aq më tëpër e vrazhdë dhe e hidhur është goja e tij.

Një njeri i mençur është superior ndaj çdo fyerje që mund t’i bëhet. Dhe përgjigjja më e mirë për sjelljen e paturpshme është durimi dhe përmbajtja.

Nga Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top