JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjenden të ngrirë trupat e dy foshnjave, gruaja i mbante në frigorifer, prokurori zbardh detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, teksa dy foshnja janë gjetur të pajetë dhe të ngrirë ditën e djeshme, në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse.

Trupat e foshnjave u gjetën në shtëpinë e një gruaje, të futur në ngrirjen e frigoriferit të saj.

“Çështja është në fazën fillestare dhe ngjarjet janë të karakterit kriminal”, tha prokurori, duke sqaruar se zbulimi është bërë në mëngjes, pas një telefonate të një personi të tretë në polici. Gruaja e arrestuar në vend është një nënë 41-vjeçare, e cila jeton në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux.

Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.

“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.

“Autopsia do të na tregojë më shumë”, shtoi ai.

Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria./GazetaSot

Scroll to Top