
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Nje person eshte gjetur i vdekur diten e sotme ne Erseke.
Sipas te dhenave paraprake nga policia, dyshohet se shkak ka qene rrjedhja e gazit.
Deshmitaret kane thene se ne banesen ku jetonte viktima, fqinjet e tij kane konsatuar ere gazi ne momentin kur kane gjetur trupin dhe kane lajmeruar policine.
Njoftimi zyrtar i policise:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.