JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjermania prag rreziku? / Bëhet zbulimi alarmant në centralin bërthamor, ja për çfarë bëhet fjalë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një central bërthamor në veri të Gjermanisë raportohet se ka pësuar një dëmtim në një tub kullimi i cili ka vendosur në alarm zonën e Brunsbüttel.

Gjatë pastrimit të një rezervuari filtri në centralin e Brunsbüttel, u gjet dëmtimi i një saldimi, raporton operatori Vattenfall, megjithatë nuk pati dëme në njerëzit që ishin të pranishëm.

“Gjatë shpëlarjes së një rezervuari filtri që do të zbrazej plotësisht, u konstatua dëmtimi në saldimin e lidhjes së pajisjes shpëlarëse”, shkruan Vattenfall.

Linja me defekt është pjesë e sistemit të përpunimit të koncentratit dhe ndodhet në zonën e kufizuar të godinës së reaktorit të termocentralit bërthamor, siç njoftoi ministria e energjitikës.

Në afërsi të rrjedhjes, Vattenfall gjeti një sasi të vogël kontaminimi radioaktiv, por sipas tyre nuk kishte asnjë efekt mbi sistemin.

Autoriteti i sigurisë së reaktorit ka ngarkuar tani ekspertët për të kryer kontrolle të mëtejshme rregullatore për shkak se tubacioni i prekur është aktiv në fabrikën e përpunimit.

Vattenfall duhej të dorëzonte një raport të kategorisë “N” sipas ligjit bërthamor, sipas deklaratës nga Ministria e Energjisë.

Scroll to Top