“Gjithmonë kam dashur të vrasë emigrantë”/ Publikohet fotoja e 69-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Paris..

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Publikohet dëshmia e 69-vjeçarit francez, i cili vrau 3 emigrantë kurd dhe plagosi tre të tjerë në ngjarjen e rëndë regjistruar në Paris disa ditë më parë.

Sipas Daily Mail, William Mallet ka deklaruar përpara prokurorëve se i urren emigrantët dhe kishte dëshirë që t’i vriste.

“Unë gjithmonë kam dashur të vras emigrantët dhe të huajt që vijnë në Francë” – është shprehur Mallet përpara prokurorëve

Gjithashtu është publikuar dhe fotoja e 69-vjeçarit, pak pas arrestimit nga ana e policisë në Paris. Siç shihet, fytyra e tij është e mavijosur dhe i gjakosur.

Kjo për shkak se disa persona ndërhynë për t’i larguar armën nga dora 69-vjeçarit, duke e dhunuar. Prej ditës së premte, Mallet është mbyllur në psikiatri, aty ku po merret ende në pyetje nga hetuesit.

“Gjithmonë kam dashur të vrasë emigrantë”/

Sipas prokurores së Parisit Laure Beçuau, Mallet kishte një ‘urrejtje patologjike’ ndaj emigrantëve dhe u tha detektivëve: ‘I urrej të huajt’.

Ndër të tjera, Mallet ka deklaruar se donte të kryente vetëvrasje.

“Para se të bëja vetëvrasje, gjithmonë kam dashur të vras emigrantë” – është shprehur ndër të tjera 69-vjeçari.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *