Gjykata Evropiane dënon Greqinë me gjobë 330 mijë euro për vdekjen e emigrantëve në det

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Greqinë të paguajë një shumë prej 330 mijë eurosh, për vdekjen e emigrantëve në det, nga fundosja e një varke në vitin 2014 në detin Egje.

Më këtë mënyrë GJEDNJ ka dënuar Greqinë për vdekjen e emigrantëve në det.

Rasti ‘Safi dhe të tjerët kundër Greqisë’ kaloi në gjykatën evropiane në janar të vitit 2015, një vit pasi 11 nga 27 emigrantë u vranë kur varka e tyre u fundos në ujërat e Egjeut pranë ishullit Farmakonisi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Rasti u paraqit nga një grup prej 16 aplikantësh, 13 afganë, dy sirianë dhe një shtetas palestinez.

Gjykata evropiane vendosi se ka pasur një “shkelje e nenit 2 (e drejta për jetën) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata konstatoi se “autoritetet greke nuk kanë bërë gjithçka që mund të pritej prej tyre për t’u ofruar kërkuesve dhe të afërmve të tyre nivelin e mbrojtjes që kërkohet nga neni 2 i Konventës”.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat kryesore kanë raportuar shpesh për kthim mbrapa të paligjshme dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke./jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *