“Gledis Nanos mund të ketë qenë lidhja…”/ Kush i çoi mesazh Vis Martinajt përpara zhdukjes? Salianji: Kam informacion

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ka informacione rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.

Ai tha se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Policia e Shtetit dhe se institucionet nuk kanë vepruar.

Teksa komentoi deklaratën e bërë në Kuvend pak javë më parë se Martinaj është lajmëruar 5 minuta para, që të mos kapej nga drejtësia, deputeti tha se këtë e ka thënë në bazë të informacioneve që ka.

“Unë u kam thënë një gjë që e kam pyetur ministrin në interpelancë. Faktet publike janë drejtorët e Përgjithshëm e Policisë nuk është se kanë objektiva. Faji i tij, Gledis Nanos mund të ketë qenë lidhja e tij si partner me SHBA-në.

Një informacion që qarkullon është që unë e kam thënë për lajmërimin 5 minuta para. Përfshihen njerëz, struktura shtetërore, policë që shoqërojnë të akuzuarin.

Policia e Shtetit, qeveria në tërësi dhe institucionet nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Unë informacione kam, unë pyes zyrtarisht qeverinë që duhet të përgjigjet”, tha Salianji.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *