Gruaja 7 muajshe shtatzënë i vdiq në aksident, momenti kur shqiptari merr vesh lajmin në gjykatë: Shpërthen në lot

Jil
Jil
1 Min Read

Një 23-vjeçare shtatzënë, e identifikuar si Adriana Sylmetaj së bashku me të fejuarin e saj Adem Nikeziq, 30 vjeç, u përfshinë në një aksident rrugor në New York.

Për pasojë, e reja humbi jetën, dhe i fejuari i saj lajmin e trishtë e mori në gjykatë, ku u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në aksident.

Kur mori vesh lajmin se e fejuara e tij 7 muajshe shtatzënë kishte ndërruar jetë, 30-vjeçari shpërtheu në lot.

“Askush nuk i kishte treguar atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur,” tha avokati i Nikezeqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu në lot, duke qarë. Madje në fillim nuk e besoi.”

Nikeziq akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pasi rezulton se ka qenë i dehur ndërsa ka ndodhur aksidenti.Lajmeshqip.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *