Habit Putini: T’i japim fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti rus Vladimir Putin i tha  kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se ai e kupton se India ka shqetësime për luftën.

“Unë e di për pozicionin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe  shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, “i tha presidenti rus Narendra Modi gjatë një takimi në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Uzbekistan.

Vladimir Putin shprehu keqardhje që pala kundërshtare, udhëheqja e Ukrainës, ka refuzuar bisedimet e paqes dhe se Kievi dëshiron të arrijë qëllimet e veta me mjete ushtarake.

Ndërkohë kryeministri indian Narendra Modi i tha Putinit se tani nuk është koha për luftë, pasi siguria e ushqimit dhe karburantit janë ndër shqetësimet më të mëdha në botë për momentin.

“Unë e di se sot nuk është një kohë për luftë dhe kam folur me ju në telefon për këtë,” i tha Modi Putinit në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, duke shtuar se demokracia, diplomacia dhe dialogu e mbajnë botën të bashkuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *