Hakerët nxjerrin në shitje të dhënat e 5.7 mln përdoruesve të kriptomonedhave

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Gemini, është sulmuar nga hakerët të cilët pretendojnë se kanë marrë të dhënat e 5.7 milionë përdoruesve dhe i kanë nxjerrë ato në shitje për jo më pak se 30 bitcoin.

Në postimet e rrjeteve sociale, persona të ndryshëm kanë publikuar databazat e GEMINI, të cilat përmbajnë numrat telefonikë dhe email-et milionë përdoruesve. Platforma e kriptomonedhave jka tentuar të fshijë profilet që promovojnë shitjen e të dhënave, gjë që deri më tani nuk është arritur.

Databaze, që shitet me 30 bitcoin te konvertuar ne mbi 500 mijë dollarë me vlerën e sotme, raportohet se ka të dhënat e shtatorit të fundit, gjë e cila nënkupton se bëhet fjalë për përdorues aktivë që mund të kryhen ndërhyrje.

Vetë kompania e kriptomonedhave nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të dhënat. Në raportin e tij të shkurtër, Gemini nënvizon se informacioni i llogarisë dhe sistemet e tij nuk janë ndikuar dhe se fondet dhe llogaritë e klientëve “mbeten të sigurta”.

Mirëpo zyrtarët e platformës u kanë bërë me dije përdoruesve të saj se mund të ndryshojnë fjalëkalimin përmes një linku të posaçëm dhe ka sugjeruar të gjithë të aktivizojnë identifikimin përmes dy faktorëve, gjë që e shton sigurinë e hyrjes së tyre në aplikacion.

.NOA.AL

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *