Hakmarrje? Vrasësi i Edmond Papës shok me Alekandër Sadikajn, i riu që u vra me tritol në verë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Albano Velo, autori i vrasjes së biznesmenit, Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit, ka qenë shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i riu nga Elbasani i cili u vra me tritol në 11 qershor të 2022-it.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Velo u arrestua më 31 dhjetor nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes së Papës.

30 vjeçari u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.Në foton e siguruar , duken dy të rinjtë, Velo dhe i ndjeri Sadikaj në një lokal nate me miq të tjerë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se një ngarkesë e konsiderueshme droge, e pa çuar në destinacion, dyshohet të jetë bërë shkak i një konflikti të gjatë që përfundoi me viktima.

Sipas burimeve Papa kishte dhënë sasinë e drogës tek persona të tjerë, por pa marrë pagesën. Mësohet se dosja e vrasjes së Aleksandër Sadikajt dhe ajo e Papës bashkohen në një pikë të vetme, hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës.

Sakaq nuk dihet me saktësi nëse ngarkesa prej 700 kg kanabis i është dhënë Sadikajt apo personave te tjerë.

Nëpërmjet informacioneve që Velo kishte siguruar, dyshohej se vrasësi i Sadikajt ishte Papa dhe për këtë fakt grupi hetimor ka ngritur dyshinet se Velo ka marr hakun e dhokut të tij, Sadikajt.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.

Hetimet ishin fokusuar në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë. Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Biznesmeni Edmond Papa ka qenë dënuar më parë në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Po ashtu dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja pak ditë më parë në Greqi. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, nga një tjetër shqiptar.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Pjesë të këtij hetimi është edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh me tritol në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj

Më 11 qershor, Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina.

Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top