Hashash të fshehur në çorape, kolegët kapin mat policin në Komisariatin e Kukësit

Jil
Jil
1 Min Read

 

Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Komisariatin e Kukësit, aty ku kolegët kanë “zhveshur” efektivin me inicialet K.M. për t’i gjetur të fshehur në çorape  një paketë të mbushur me cigare hashashi.

“Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr”, njofton policia.

Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

 

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. BW

 

jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *