JiL.al - Jeto i Lumtur

Hetonte vrasjet dhe trafikun e drogës, vritet prokurori në mes të qytetit/ Momenti kur policia kap dy autorët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Édgar Escobar Zambrano, një prokuror i njohur në Guayaquil, Ekuador, është vrarë mëngjesin e të hënës në qendër të qytetit. Ai kishte shkuar te këpucari për të lyer këpucët, kur ka parë dy autorët e armatosur që po i afroheshin.

Prokurori Zambrano është përpjekur të largohet por nuk ju ka shpëtuar dot plumbave, duke ndërruar jetë në vend.

Autorët u larguan menjëherë me motor por policia ju vu në ndjekje dhe të dy u kapën, siç shihet dhe në pamjet e shpërndarë nga mediat vendase.

MË TË LEXUARAT

Shpëtoi zviceranin nga 20 persona/ Njihuni me shqiptarin “hero” që bëri…

Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin nesër

Sulmet kibernetike, prokuroria del me njoftim për hetimet

NATO, e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në…

Paraprakisht u bë e ditur se të arrestuarit janë 19 dhe 16 vjeç. Édgar Escobar Zambrano ishte prokuror i Njësisë së Personave dhe Garancive të Guayaquil dhe njëkohësisht jepte dhe mësim në Universitet.

Qyteti-port i Guajakilit, konsiderohet kryeqendra e trafikut të drogës, ku një rol mjaft dominant luan dhe mafia shqiptare në bashkëpunim me kartelet meksikane apo kolumbiane. Vitet e fundit, disa shqiptarë janë ekzekutuar për kontrollin e trafikut të drogës.

Prokurori i vrarë gjatë gjithë karrierës së tij ai ishte marrë me raste të ndjeshme vrasjesh, organizata të trafikut të drogës, informacione të rreme, grabitje e të tjera. Këtë vit ai ishte prokuror i Njësisë së Personave dhe Garancive të Guayaquil.

Ndër çështjet e rëndësishme, këtë vit prokurori Édgar Escobar Zambrano ngriti procesin ndaj tetë anëtarëve të dyshuar të një organizate droge përgjegjëse për dërgimin e dërgesave të drogës jashtë vendit.

Pas disa bastisjeve në shtëpitë e kryera në orët e para të së mërkurës, 20 korrik, në Guayas, Los Ríos dhe Imbabura, u raportua sekuestrimi i 200 pakove të drogës.https://lajmifundit.al/category/bota

Scroll to Top