JiL.al - Jeto i Lumtur

Historia e “killerit” shqiptar, gazetarja zbardh dinamikën: Si i jep urdhërat për vrasje nga Belgjika

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetarja Etleva Delia deklaroi se dy vëllezërit Beqiraj, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”, kanë deklaruar se janë paguar nga Kasandër Noga për të kryer një vrasje.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania”, Delia u shpreh se Noga, i cili ndodhet aktualisht në burg në Belgjikë, kërkonte të merrte hak për vrasjen e të vëllait.

“Është një histori, të paktën nga rrëfimet që kanë bërë vetë ata, e vjetër që lidhet me një ngjarje që ka ndodhur te Sanatoriumi në vitin 2000. Ata pretendojnë që janë paguar nga Kasandër Noga, i cili tani është në Belgjikë. Është arrestuar në Vjenë për llogari të Belgjikës dhe ndodhet atje, për një plagosje.

Është një ngjarje që ndodhi për hasmëri, Kasandër Nogës i vranë vëllanë dhe mikun e tij. Më pas, u dyshua me një mikun e tij që vranë për të marrë gjakun e vëllait dhe kjo histori vazhdon

Vëllezërit Beqiraj pretendojnë që për një rast janë paguar nga ky person bashkë me 23-vjeçarin, që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Ishte rasti për të vrarë hasmin e Kasandër Nogës, që këta ngatërruan objektiv dhe vranë dikë që nuk kishte lidhje fare.

Në lidhje me “Rrumin e Shijakut”, nuk del në skenë asgjë”, theksoi Delia./EuroNews

Scroll to Top