Historia e Mozzik dhe Loredanës bëhet pjesë e “BBVK”! Getinjo tregon DETAJE që s’i dinim, ja si e quan ish-kunatën

Jil
Jil
2 Min Read

Me Getinjon në “Big Brother Vip Kosova” ishim të sigurt që në bisedat e tij me banorët do të përflitej edhe historia e vëllait të tij Mozzik me Loredanën.

Dhe ndodhi! Ndonëse nuk preferoi të fliste specifikisht pse janë ndarë dhe çfarë raporti ruajnë sot dyshja, Geti u ndal se si ata depërtuan në tregun gjerman.

Nëse mendoni akoma se ishte Loredana Zefi ajo që e tërhoqi Mozzik në tregun gjerman, Getinjo sapo u shpreh se në fakt ishte vëllai i tij i cili në fillim bashkëpunoi me disa artistë të huaj, duke tërhequr më pas dhe “gruan” e tij.

Jo jo nuk u ngatërruam teksa e cilësuam reperen si gruan e Mozzik. Në fakt ishte Getinjo i cili gjatë gjithë bisedës iu drejtua Loredanës si gruaja e vëllait të tij.

“U martua, beri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shume konkurrencë. Hyrën si çift. Një here hyri vete, bashkëpunoi me disa këngëtarë gjerman, me pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!”

Kujtojmë që ish-çifti i dha përfundimisht fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana tregoi edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja gjithashtu zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me të.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *