Hodhi foshnjën në lumë/ Si ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër, gazetari: E la fëmijën të mbështjellë me…

Jil
Jil
2 Min Read

32-vjeçarja Orjana Gremi me aktin e saj të rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi hodhi foshnjën e saj në lumin Kir.

Ndaj saj u vendos edhe masa “arrest në burg”. Gazetari, Senad Nikshiqi ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë. Në një intervistë ai ka thënë se e reja ka pasur dilemë për ta mbajtur apo jo fëmijën.

“Ajo fillimisht ka vendosur ta mbajë fëmijën. Por më pas, 32-vjeçarja ka ndërmarrë aktin e  rëndë, pa lindjes e ka mbështjellë foshnjën me një batanije dhe e ka lënë në lumin Kir.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në polici ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbajë dhe kjo ka qenë edhe arsyeje që e ka lënë në lumë.

Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ku u mbajt seanca nuk ka folur asnjë falë dhe është shfaqur në gjendje të rënduar shëndetësore. Orjana jetonte me dajën e saj.

Sa i përket babait të foshnjës është ende e paqartë se kush mund të jetë, pasi 32-vjeçarja nuk ka dhënë detaje rreth kësaj.

Në gjykata ka qenë e pashoqëruar në gjykatë. Është mbrojtur nga një avokat i ofruar nga shteti”, ka thënë ndër të tjera gazetari Senad Nikshiqi./BW

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *