Numri i prenotimeve në hotelet e Durrësit është rritur. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Operatorët turistikë në këtë qytet thonë se rreth 95% e kapacitete akomoduese janë të rezervuara.
Blerim Norja: për vitin e ri darkën Gala kemi edhe të huaj. Diku te 70% e hotelit dhe për darkën ‘Gala’ janë nga bullgaria dhe sllovenia. Kemi një grup te 200 persona që kanë rezeveruar me paketë 3 ditore që fillon me datën 30 dhe largohen më datë 2 të cilat kanë vendosur të festojnë në Shqipëri.
Shumë prej turistëve janë të huaj ndërsa nuk mungojnë as vizitorët besnikë të Durrësit.
Blerim Norja: Një pjesë e madhe janë përsëritës, kanë qenë edhe para pandemisë dhe janë rikthyer këtë vit, është viti i parë pas pandemisë që po festojmë vitin e ri me shtetas të huaj. Nga data 1 dhe dy kemi përgatitur paketat për bashkëkomabasit tonë nga Kosova të cilët kanë traditë që datën 1 e festojnë në shtëpi , ndërsa në datën 1 vijnë në Durrës, në hotelet dhe restorantet e Durrësit për të festuar Vitin e Ri.
Ndryshe nga vitet e tjera, ka një rritje të lehtë të çmimeve.
Blerim Norja: Ka pasur një rritje jo shumë të madhe diku te 10 % në krahasim me vitin e kaluar, por kjo është një rritje e pranueshme në krahasim me rritjen e lëndës së parë, energjisë. Kjo është një rrije e pranueshme mbarë botërore. Kjo është një rritje e pranueshme mbarë botërore, nuk është se hoteli jonë ka rritur çmimet.
Përveç hoteleve që ofrojnë paketat e tyre, edhe pushteti lokal në Durrës ka përgatitur një sërë aktivitetesh për të festuar ndërrimin e viteve.
Klan News