Humb jetën infermierja dhe dy fëmijët e saj të mitur, zbardhen detaje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Northamptonshire të Anglisë ku është ka humbur jetën infermierja 35 vjeçare, Anju Asok dhe dy fëmijët e saj Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ku mamaja dhe dy vajzat e saj u gjetën të pajeta pranë një blloku apartamentesh.

Policia ka arrestuar një 52 vjeçar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ndodhur. Ndërkohë sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, se mësohet se infermierja u gjet e vdekur në vendin ku ishte sulmuar, ndërsa dy fëmijët e saj ndërruan jetë pasi mbërritën në spital.

Ende nuk ka asnjë informacion mbi shkakun që ka çuar në kryerjen e krimit të rëndë. Policia britanike thekson se 52 vjeçari i arrestuar, është personi i vetëm i vënë nën hetim për ngjarjen kriminale.

Scroll to Top