JiL.al - Jeto i Lumtur

Humbi jetën natën e Vitit të Ri, vdekja e Ledjan Imerajt do të hetohet si vrasje nga pakujdesia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autoritet italiane do ta hetojnë si vrasje nga pakujdesia, vdekjen e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj.

Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, por ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje.

I mituri shqiptar ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte.

Mësohet se së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.

Ledjan Imeraj humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti.

Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit.

Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Scroll to Top