Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari në Selanik/ Ja se si u shpërndanë organet e 21-vjeçares greke

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

21-vjeçarja Emmanuela humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë, pasi u përplas por vdekje në Selanik, nga një 26-vjeçar shqiptar.

Pas vdekjes së të resë, prindërit e saj vendosën që të dhuronin organet e së bijës, pasi siç thanë ata, kjo ishte dëshira e saj.

Mediat greke raportojnë se një 40-vjeçare, e cila është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, do marrë zemrën e 21-vjeçares. Ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën pritëse.

Po ashtu, edhe korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë përputhen me të. Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës.

Ndërsa mushkëritë e saj u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.

E reja u aksidentua për vdekje nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e la të gjakosur në asfalt dhe u largua. Ai po gjykohet dhe për momentin rrezikon të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *