Pak ditë më parë Ronaldo Sharka humbi të atin pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë moderatori me anë të një postimi në rrjete sociale.
Së fundmi, Ronaldo ka bërë një status duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për këdo që e ka mbështetur dhe ngushëlluar në këto ditë të vështira. Moderatori i ka dedikuar të atit disa fjalë të ndjera, teksa ka shtuar se falenderon Zotin që mundi të dalë nga Big Brother në momentin që ai kishte më shumë nevojë për të.
“Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse nuk kam mundur t’i përgjigjem mesazheve tuaja, por besoj që më mirëkuptoni në këtë pjesë, pasi janë me mijëra. Në një moment të dytë do ulem dhe do i shoh një për një. Dhimbjen nuk e shëron asgjë, koha mbase, por ju na keni dhënë shumë dashuri këto ditë ndaj na e keni lehtësuar sado pak. Im atë u largua i ri, vetëm 52 vite jetë pavarësisht që sëmundja e “plaku” para kohe, ama në 52 vite jetë tregoi që mundet edhe të jesh njeri i mirë, në këtë botë komplekse dhe pavarësisht “plakjes” fizike, sëmundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemrën. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po. Do kem gjithë jetën kujtimin më të bukur, përqafimin më të ndjerë me audio dhe video, që sa herë të më marrë malli do e shoh. Këto ditë kam falenderuar Zotin që kam dalë nga shtëpia pikërisht në atë moment, kur im atë kishte nevojë për mua. Faleminderit edhe një herë, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, të dua”, ka shkruar Ronaldo.noa.al