Humbi të motrën nga kanceri në tru, nëna i jep bekimin vajzës për të dhuruar flokët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Adriana ka humbur motrën e madhe 3 vjet më parë nga kanceri në tru. Kjo goditje e rënë erdhi si një e papritur për familjen e saj sepse mjekët e trajtonin për probleme me shikimin dhe tensionin ndërkohë që ajo po humbte jetën. Në “Ka Një Mesazh për Ty” nga “E diela shqiptare” në TV Klan, Adriana tregoi se motra e saj u kurua në Greqi, por trajtimet e forta dhe sëmundja i sollën rënien e flokëve, të cilët ishin shumë të rëndësishëm për të.

Vajza e Adrianës, Françeska, ishte shumë e lidhur me tezen e saj dhe i kishte premtuar se do t’i dhuronte flokët e saj. Pas humbjes së tezes, 10-vjeçares i mbeti një peng në zemër dhe nisi të rriste flokët në mënyrë që t’ia dhuronte dikujt që vuan nga e njëjta sëmundje. Kjo është arsyeja pse Adriana ka sjellë vajzën e saj sot në studio, për t’i dhënë bekimin për këtë gjest.

Adriana: Françeska, zemra e mamit, mami sot të ka sjellë për një bekim për tezen që ti e kishe si peng që t’i dhuroje flokët dhe mami të solli të ta plotësojë atë dëshirën dhe të të bëhet realitet ai mendimi jot, që të shkojë deri në fund ai mendimi jot që ti gjithnjë ma kujtoje mua që “mami kur do t’i dhuroj flokët?” Françeska, zemër, mami të do shumë. Ti je dhe krenaria ime, por ke qenë edhe mbështetja ime gjatë gjithë këtyre viteve që ne kemi humbur dhe tezen dhe unë…

Ardit Gjebrea: Mami e ka pak të vështirë nga emocionet. Mami na tregoi që ti tezen e doje shumë apo jo?

Françeska: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo ty të thoshte që “kur do të m’i dhurosh flokët” apo jo?

Françeska: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ti pastaj, pasi tezja shkoi në një tjetër botë, ti vendose që mos t’i presësh më flokët sepse doje që t’ia dhuroje dikujt që ka të njëjtin problem shëndetësor.

Françeska: Po.

Ardit Gjebrea: Kur shkoje në shkollë dhe të shihnin me flokë kaq të gjata çfarë të thonin?

Françeska: “Pse nuk i pret flokët? Pse i mban kaq të gjata?”

Ardit Gjebrea: Dhe ti çfarë i thoje?

Françeska: Që dua t’i dhuroj, të bëja një bamirësi.

Ardit Gjebrea: Ata të përkrahën në shkollë?

Françeska: Po.

Ardit Gjebrea: Je gati që t’i presim flokët dhe t’i dhurojmë?

Françeska: Po./tvklan.al

Scroll to Top