Gjykata e Lartë e Ontarios në Kanada ka dëmshpërblyer me një shumë marramendëse një shtetas shqiptar, i cili është poshtëruar dhe dhunuar nga mbikëqyrësi i tij në një kompani shërbimesh ndërtimi e quajtur Universal Structural Restorations Ltd.
“Rezart Osmani, një punëtor i huaj 48-vjeçar nga Shqipëria, ka punuar në USRL për vetëm 14 muaj. Por në atë kohë, ai ishte viktimë e disa prej trajtimeve më të këqija që kemi parë, siç detajohet në vendimin e gjykatësit në këtë rast”, shkruajnë mediat kanadeze.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mbikëqyrësi i tij përdorte vazhdimisht sharje racore ndaj tij. Osmani kërcënohej me dëbim nëse do të vinte në dyshim detyrat që i ishin caktuar. Kur ai u lëndua në vendin e punës, mbikëqyrësi i tij ndërhyri në kërkesën nda Bordit të Sigurisë dhe Sigurimeve në Vendin e Punës (ËSIB), duke kërkuar që ai të mos paraqiste një kërkesë në mënyrë që të kursente paratë e punëdhënësit.
Më e keqja, mbikëqyrësi e goditi Rezart Osmanin në testikuj me gjithë forcën e tij para gjithë kolegëve të tjerë, duke i shkaktuar aq shumë dëme sa më vonë iu desh të hiqte testikulin. 48 vjeçari paditi kompaninë USRL për shkarkim dhe mbikëqyrësin për dëme e sulme të dhunshme.
Gjykata e Lartë e Ontarios i ka dhënë të drejtë emigrantit shqiptar Rezart Osmani dhe ka ndëshkuar kompaninë e shërbimeve ku ai punonte, “Universal Structural Restorations Ltd”, për dhunën dhe sulmet e mbikëqyrësit me një vlerë prej 295,000 dollarë.