I copëtoi trupin me sëpatë, rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit dhe zbulon detajet: Kisha frikë se do të më…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.

Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit.

Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.

Pastaj 68-vjeçarka i ka futur mbetjet në disa thasë plehrash dhe më pas i ka hedhur në një kanal në Adipetto.

Gruaja ka pranuar vrasjen makabre. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.

Shefki Kurti dhe gruaja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitin 1991. Fillimisht ata shkuan të jetonin në Villanova del Ghebbo dhe Kurti filloi menjëherë punën si punëtor.

Më pas çifti u transferua në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi.

Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *