I dënuar me 12 vite për vjedhje me dhunë, kush është shqiptari i ekstraduar sot nga Greqia

Jil
Jil
2 Min Read

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

Po ashtu ai bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 37 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *