I dogjën makinën në Lezhë, flet biznesmeni: Ja cfarë dyshoj

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Automjeti i biznesmenit Ndue Pjetrushi, me aktivitet ne fushen e hidrokarbureve u dogj mengjesin e sotem në Lezhë.

Pas ngjarjes, ai ka folur duke thene se nuk ka konflikte me asnjë person.

Teksa kërkon që të zbardhjet ngjarja, biznesmeni është shprehur se zjarrvënia mund të jetë edhe e qëllimshme, por mund të ketë marrë edhe vetë.

“Rreth orës 4 pa 10 kam dëgjuar se isha në gjumë, një shpërthim të mbytur . Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur.

Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq.

Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë.

Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë.

Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’- tha 56 vjeçari.

Makina e tij tip “Benz” mori flakë dhe u dogj rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *