Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Vendi është përfshirë nga një mot me shi dhe i ftohtë. Pritet që në darkë të përkeqësohen kushtet atmosferike duke sjellë reshje të dendura, rrufe e stuhi.
Meteoalb raporton se reshjet e dendura do të përfshijnë zonën e Shkodrës duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme me një intensitet më shumë se 30 mm.
Stuhia që do të krijohet në zonën e Liqenit të Shkodrës do të zbresë më në jug me kalimin e orëve duke përfshirë Lezhën, Laçin, Rrëshenin, Burrelin dhe Bulqizën duke u shuar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së enjte.
Ndërsa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nesër, vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë.
Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë.
Gradualisht në pjesën e parë të ditës reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 14°C
në zona e ulëta 8 deri 19°C
në zona bregdetare 12 deri 19°C