“I gjithë muri ishte me gjak, çdo gjë e ndytë”! Rrëfimi dramatik për torturat në ish-Burgun e Prishtinës

Jil
Jil
2 Min Read

Kosova Republikë në vitet e 80-ta të kushtonte me rrahje e përdorim të dhunës brutale. Krime që organizoheshin dhe zbatoheshin në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. E nëpërmjet një dere të ngushtë të burgosurit transferoheshin në zyrat e UDB-së serbe, vend nga i cili shërbimi sekret serb shqiptarët i nxirrte të gjakosur e pavetëdije.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

“Nga kjo derë e kaltër me grilla nuk ka pasur mundësi mos me kalu një i burgosur politikë. Nuk ka pasur mundësi pa kaluar në dorën e dhunshme të instrumenteve të shtetit Serbisë dhe UDB-së”, tregon ish i burgosuri Braha.

Ashtu siç rrëfen Braha, UDB-ja e kishte sallën e veçantë për tortura. Ajo i ngjasonte një salle të operacioneve të kirurgjisë ku i burgosuri torturohej, mbahej i lidhur, rrihej e eksperimentohej me të. I burgosur politik për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e 81-shit, Braha fillimisht ishte mbajtur në vetmi në një qeli.

“Këtu çdo gjë ka qenë e ndytë, i gjithë muri ka qenë me gjakë, ka qenë i lyer me gjakë. Ka qenë një vend që për tre muaj sa kam qëndruar këtu nuk është pastruar”, ky është përshkrimi për vendin ku ai qëndroi gjatë i torturuar.

Në rreth 10 metra katrorë, qelia shërbente për qëndrim ditor, ushqim, e po ashtu edhe për nevoja fiziologjike. Tre muaj pas kësaj, Braha u transferua në katin e dytë të burgut famëkeq. Pasi u vendos këtu, ai thotë se lejoheshin edhe për dalje nëpër oborr. Braha në këtë vend kaloi mbi një vit në paraburgim, ndërkaq edhe gjashtë vite tjera i kaloi nëpër burgjet nëpër Kosovë.

Një nga burgjet më famëkeq në hapësirat e ish-Jugosllavisë u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq u mbyll më 2016. Nga e marta, hapësirat e burgut janë të hapura për vizitorë, si dëshmi ku të burgosurit vuajtën dhunën brutale nga aparati shtetëror i Serbisë…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *