“I kërkoi t’i linte të qetë vajzën”/ 40-vjeçari e masakroi dy ditë më parë, gjykata e Beratit jep…

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

30-vjeçari Sokol Tabaku, ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal. Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini, pas një konflikti.

I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që mjekët e Spitalit Rajonal të Beratit konfirmuan pas dërgimit të të plagosurit tek Trauma se ai ka pësuar dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.

Prokurori i çështjes Ledion Tema, pasi ka paraqitur provat e nevojshme që e implikojnë Tabakun, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe ka kërkuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Enetela Gjoni, pasi ka dëgjuar edhe pretendimet e avokatit mbrojtës, ka vendosur të vlerësojë “të ligjshëm” arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Tabaku dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 60-ditë.

Avokati i Tabakut Shuaip Syri, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Motra e të plagosurit Ermini Marini shprehet se vëllai i saj u gjet i masakruar dhe i mbuluar me gjak poshtë Urës së Goricës dhe gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në koma. Erminia kërkon drejtësi për vëllain e saj dhe burg për kriminelin që e katandisi në këtë gjendje”, ka thënë ai.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së Shtunës në lagjen muzeale Goricë në Berat. 40-vjeçari Arjan Marini ishte takuar me 30-vjeçarin Sokol Tabaku për tu sqaruar, pasi ky i fundit kishte kohë që i ngacmonte vajzën Marinit.

Duke i kërkuar ti linte të qetë vajzën ai është masakruar me grushte, shkelma e sende të forta nga Tabaku, që pasi e ka lënë të shtrirë në tokë e të mbuluar me gjak është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë disa banorë të lagjes që e kanë pikasur 40-vjeçarin pa ndjenja dhe me gjak në tokë dhe kanë njoftuar policinë.

I plagosuri u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit por, për shkak të goditjeve dhe dëmtimeve të shumta në kokë, ai u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kome.

Policia e Beratit mësohet se e ka arrestuar 30-vjeçarin Sokol Tabaku në banesën e tij për plagosjen e Marinit. I arrestuari Sokol Tabaku njihet prej vitesh në Berat si konsumues i rregullt i lëndëve narkotike, njeri problematik dhe i arrestuar e dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Po kështu, edhe i plagosuri Arjan Marini njihet si person me precedent të mëparshëm penal. Në 15 Prill 2021,ai së bashku me vëllezërit e tij Gerald dhe Marjus Marini, pas një konflikti, plagosën me armën e punës efektivin e policisë Juljan Xhelilaj.

Efektivi i policisë ndërhyri për të qetësuar situatën por 3 vëllezërit tentuan t’i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez dhe plagosi policin.

I plagosuri Arjan Marini, ndodhet në koma në Spitalin e Traumës, kishte shkuar ti kërkonte Tabakut ti linte të qetë vajzën por u masakrua prej tij. Sakaq motra e tij kërkon drejtësi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *