I nxehti afrikan “këmbëkryq” në Shqipëri, edhe sa ditë pritet të zgjasin temperaturat “përcelluese”

Jil
Jil
2 Min Read

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendit do të jetë prezent deri në fund të korrikut. Lajmin e bën të ditur meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb.

Shqipëria, sipas tij, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Më të freskëta pritet që të jenë zonat bregdetare por edhe juglindja e vendit ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se të mërkurën mund të kemi një rënie temperaturash me 1 ose dy gradë.

Por a është ky korrik më i nxehtë se ai që kaluam një vit më parë? Sipas Osmanit, korriku i këtij viti është më i pranueshëm se një vit më parë.

Kjo pasi verën e 2021 patën edhe vlera temperaturash deri në 43 gradë Celsius. Por ajo që është tipike për këtë verë është fakti që valët e të nxehtit kanë qëndruar për mbi 10 ditë.

“Presim që edhe minimaliet të ketë rritje mjaft të ndjeshme, gati në 19 gradë në zonat malore dhe në ultësira në 23 gradë.”

Sa i përket gushtit, fillimi i muajit pritet të jetë i nxehtë ndërsa për ditët në vijim nuk ka ende një parashikim. jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *