Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Saimir Taullau, ish-subjekt i OFL, dhe Lorenc Lala u thirrën për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme më lidhje me hetimin për vrasjen e dyfishtë të Jurgen Hoxhës dhe Zenel Latifit në Lushnje në vitin 2017.
Prokuroria kërkoi që thëniet e tyre të mos përdoren pasi dëshmitarët kanë ndryshuar qëndrim.
Në seancë, para trupës gjykuese u shfaqën disa sekuenca të pamjeve filmike të marra nga biznesi i dy dëshmitarëve, aty ku rezulton të këtë ndodhur vrasja.
Taullau dhe Lala në asnjë moment nuk pranuan se në pamjet filmike të shfaqej Laert Haxhiu apo Orgest Bilbili, të akuzuar për krimin, e ndërsa identifikuan disa nga personat që kanë vizituar karburantin dhe lokalin ditën e ngjarjes.
Prokurorja, Doloresa Musabelliu, kërkoi rrëzimin e dëshmisë Saimir Taullaut, për shkak se ka mospërputhje në dy deklaratat të dhëna në kohë të ndryshme.
Kjo mospërputhje sipas akuzës konsiston në njohjen e personave që kanë vizituar biznesin atë ditë e që prokuroria dyshon se janë të përfshirë në krim.
Nga ana tjetër Samiri Taullau pretendon se herën e parë kur janë shfaqur këto imazhe i ka pasur me ngjyra bardh dhe zi, çka e ka bërë të pamundur identifikimin e personave.
Një tjetër kontraditë sipas prokurorisë është se në dëshminë e parë, Taullau ka deklaruar se pas ngjarjes i ka dërguar njerëz familjes së viktimës Zamir Latifit për të treguar se ai nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa në seancë nuk e ka pranoi një fakt të tillë.
Dëshmitari tjetër, Lorenc Lala i cili rezulton menaxher në bisnezin e Taullaut tha se Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin i njihte por ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në asnjë moment aty.
GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnje në 2017.
Procesi për Leart Haxhiun ka rinisur në mungesë të tij pasi i kërkuari i ka shpëtuar disa operacioneve të policisë./OraNews