I riu kosovar shpëtoi një grua serbe nga zjarri por gjobitet 4500 franga, rrezikon të dëbohet nga Zvicra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në fund të muajit prill, Mexhidi, një i ri kosovar, e shpëtoi Ivanën nga zjarri në banesën e saj.

Kjo histori bëri jehonë edhe për faktin se një shqiptar shpëtoi një serbe, dy popuj që nuk kanë qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira. Megjithatë, ky gjest heroik bëri që i riu, i vendosur ilegalisht në Gjenevë, bëri që ai të shfaqej në ‘radarin’ e policisë. Policia sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.

Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë prej 4500 franga për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti, në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor. Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM). Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

 

“Ligji është i njëjtë për të gjithë” thotë Ivana. Por asaj i duket skandaloze që një hero që shpëtoi një jetë duhet të dëbohet nga vendi. Ajo tregon se Mexhidi ka llogaritur interesat e tij ligjore dhe fizike kur ka vendosur që t’i dalë në ndihmë asaj. “Zvicra është e pamëshirshme,” ankohet Ivana me kombësi serbe, e cila synon të bëjë “çdo gjë që është e mundur ” për të ndihmuar shpëtimtarin e saj. Por tani për tani, Ivana është e pafuqishme.

Situata e shqyrtuar nga autoritetet

Nga ana e autoriteteve kantonale, në këtë fazë, Departamenti i Sigurisë, Popullsisë dhe Shëndetit (DSPS) është i kufizuar në rikujtimin e procedurave: “Në përgjithësi, kur Zyra Kantonale e Popullsisë (OCPM ) merr dijeni për një situatë të një personi me banim të paligjshëm, i kërkohet të shqyrtojë situatën. Nëse paraqitet kërkesa për rregullimin e qëndrimit dhe plotësohen kushtet, kërkesa i paraqitet SEM-it për miratim. Nëse nuk paraqitet asnjë kërkesë ose nëse nuk plotësohen kushtet për dhënien e lejes së qëndrimit, ZKPM-ja nxjerr vendimin e dëbimit nga Zvicra.

Pozicioni i DSPS-së lë pak shpresë, nëse politikanët nuk e marrin në dorë këtë çështje. Në Francë, një malian pa dokumente, i cili kishte shpëtuar një fëmijë në rrezik të rrëzimit nga një ballkon, u prit më pas nga presidenti Emmanuel Macron dhe më pas atij iu dha mundësia që të integrohet dhe të jetojë në shtetin francez. Në Gjenevë, një qytetar nga Bangladeshi, i shpëtoi dëbimit pasi Partia Socialiste, anëtare e së cilës ai është, mbështeti qëndrimin e tij në Zvicër. Në rastin e tij, ZKPM-ja pranoi ta njohë atë si një rast vështirësie. Gjithsesi, sipas një të afërmi, Mexhidi synon të bëjë gjithçka për të marrë të drejtën e qëndrimit në Zvicër. FM Images.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top