I vodhi automjetin një gruaje, arrestohet 34-vjeçari në Durrës, i dënuar më parë…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisësë Durrësit, i akuzuar për vjedhje. Shtetasi V.K u arrestua pasi akuzohet se i ka vjedhur makinën një gruaje. 34-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bared”, nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh. I vodhi automjetin një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari krimin.

Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacioni e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

– V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *