I vodhi qytetarit 30 mijë euro gjatë kontrollit, përjashtohet nga policia 24 vjeçari! Pezullohen dy të tjerë

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë, inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik.  u arrestua një ditë më parë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Arrestimi i tij u bë nga AMP.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie që shpërdoron detyrën dhe besimin e qytetarëve, apo që bëhet vetë cënues i ligjit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të implikimit të punonjësve të Policisë, në paligjshmëri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *