JiL.al - Jeto i Lumtur

I zhdukur prej 13 vitesh/ Zbardhet mesazhi i fundit i Belegut, pse policia vonoi nisjen e hetimeve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në 24 Mars të vitit 2010, në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj.

Referuar dokumentit në dosjen hetimore, sqarohet se Belegu ishte larguar nga banesa një ditë më parë, në 23 Mars dhe nuk ishte kthyer. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.

Ai më pas telefonon i shqetësuar kunatën dhe i thotë se do të shkojë të flasë për diçka, duke i treguar përmbajtjen e mesazhit që kishte marrë.

“Po me mërzisin prapë për atë çështjen e vjetër. Do te largohem për disa ditë. Atyre thuaju qe jam jashtë Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë“.

“Për rastet e rrëmbimeve 24 orëshi i parë është i vetmi ku mund mblidhen më shumë të dhëna se çdo pjesë tjetër kohore më pas. Ajo çka ngadalësoi punën e policisë ishte një mesazh ku personi zgjidhte vullnetarisht të largohej, kjo u li vigjilencën fillestare, dhe veprimet që u bënë ishin të vonuara“ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Personi jo vetëm e kishte hequr qafe por kishte shfrytëzuar mundësinë e fundit përmes telefonit që shleva borxhet, pra me një gurë vrau dy zogj“ u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Pas mesazhit të fundit, 2 telefonat e Belegut janë fikur. Këtu aludimi shkon për shqetësimet rreth hetimit ndaj Belegut për akuzën e vjedhjes së aseteve shtetërore në Metalurgjikun e Elbasanit. Por, siç sqaruam më sipër, dosja e tij ishte zbutur në akuzën e “shpërdorimit të kompetencave” dhe ai ishte liruar nga qelia.

Belegu nuk kishte asnjë interes të largohej për t’ju shmangur drejtësisë pasi në këtë mënyrë rëndonte pozitat e tij.

“Ne vlerësuam edhe përmes hetimit gjithë këtë pistë, të themi apo shkak të vetëzhdukjes dhe vlerësim gjithë rrethanave me personalitet, rrethanave familjare, rrethit tij shoqëror dhe aftësive tij menduam që nuk ishte një shkak i mundshëm që të bënte një vetëzhdukje” u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci.

Ditët e para pas marrjes së denoncimit, veprimet e policisë kanë qenë mjaft të ngadalta pasi pista kryesore që u ngrit fillimisht ishte ajo e largimit të qëllimshëm të Belegut.

Dyshimet në këtë pistë bazoheshin tek problemet që ai kishte me drejtësinë por edhe konflikte të dyshuara në biznesin e kromit. Madje, siç duket në dokumentet e dosjes hetimore, familjarët dhe të afërmit e Belegut u vunë nën përgjim nga policia.

Scroll to Top